Një debat i eskaluar mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit në studion televizive të T7, bëri që kjo ngjarje të komentohet gjithandej në media.
Një reagim për këtë situatë erdhi edhe nga këngëtarja Leonora Jakupi, e cila mesa duket nuk është aspak e kënaqur me debatet e fushatës zgjedhore.
Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, e ka krahasuar atmosferën jo të mirë të një debati politik, me atë të një ndeshje futbolli, referuar kështu edhe ndeshjes së fundmi Kosovë-Angli, e cila dhuroi atmosferë të jashtëzakonshme për çdo shikues të saj.
“Çfarë debatesh! Pse nuk ka futboll çdo natë?!”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në InstaStory.
Muaj më parë, u përfol se Leonora po bënte një lëvizje drejt politikës, por mesa duket një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ajo vazhdon të ushtrojë profesionin të cilit ia ka dedikuar gjithë jetën e saj, muzikën.