Këngëtarja e famshme, Leonora Jakupi, është shfaqur e shqetësuar lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumenj.
Përmes instagramit, ajo ka shpërndarë një fotografi nga Brezovica, duke mbetur e habitur se si shtati i lumit ka mbetur shterp, pa asnjë pikë ujë, shkruan Gazeta Sijali.
Ajo ka apeluar te të gjithë qytetarët që të dalin kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe në mbrojtje të natyrës.
“Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës”, ka shkruar Jakupi. /Gazeta Sinjali/