Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi në kohën kur Kosova është para zgjedhjeve parlamentare ka ngritur dyshimet se do të hyjë në politikë.
Këtë këngëtarja e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 241 mijë ndjekës.
“Unë në politikë?”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory, transmeton Sinjali.
Me këtë postim Leonora ka lënë të kuptohet se ka menduar të inkuadrohet në poltikë, por se çfarë konkretisht fshihet prapa kësaj pyetje mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Kjo nuk është hera e parë kur fytyra të njohura nga fusha e artit janë inkuadruar në politikë, madje ata janë treguar të suksesshëm edhe pasi kanë ndërruar profesionin.
Ndryshe, Leonora është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “A m’ke harru” që është publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani numëron mbi 955 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/