Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Aktori 47-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare i dhanë fund lidhjes në fillim të kësaj vere. Ata u ndanë pas një “kohe të vështirë” në marrëdhënien e tyre, tha një burim për In Touch.
Fituesi i Oscar dhe modelja u panë për herë të parë së bashku në janar të vitit 2018 në Kolorado.
Më vonë, mediat rozë e cilëson marrëdhënien mes çiftit tejet serioze, teksa ata kalonin shumë kohë me njëri-tjetrin, ndërsa Leo e prezantoi të dashurën te prindërit e tij. Edhe gjatë pandemisë, ata qëndruan së bashku.
Edhe këtë verë ata janë parë të relaksohen në pushimet e përbashkëta. Në rrjetet qarkulluan fotot romantike të çiftit nga një plazh në Malibu.
Por, për arsye që nuk dihen, çifti po kalon ditë jo të këndshme.