image Di Caprio i dhuron 12 milionë dollarë për familjet në nevojë, fëmijët dhe të moshuarit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Di Caprio i dhuron 12 milionë dollarë për familjet në nevojë, fëmijët dhe të moshuarit

news image

Aktori i njohur me famë botërore, Leonardo DiCaprio i ka dhuruar 12 milionë dollar Fondit Amerikan të Ushqimit.

Këto para, organizata do t’i shpërndajë tek familjet në nevojë, të moshuarit dhe fëmijët, transmeton Gazeta Sinjali.

Fondacioni do të bashkëpunojë me “World Central Kitchen” dhe “Feeding America”.

“I falenderoj për punën e tyre të palodhshme në front, ata meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, citohet të jetë shprehur aktori.

DiCaprio është bashkëthemelues i Fondit Amerikan të Ushqimit së bashku me filantropin Laurene Powell Jobs./Gazeta Sinjali/