image Leonardo DiCaprio dhuron 5 milionë dollarë për shuarjen e zjarreve në Amazonë

Bota e Yjeve

Leonardo DiCaprio dhuron 5 milionë dollarë për shuarjen e zjarreve në Amazonë

news image

Aktori i njohur amerikan Leonardo DiCaprio, ka dhuruar pesë milionë dollarë për të ndihmuar shuarjen e zjarreve në Amazonë.

DiCaprio ka depozituar pesë milionë dollarë në një fond emergjent të ‘Amazon Forest’ nga organizata mjedisore që aktori e kishte themeluar kohë më parë “Earth Alliance”.

Zjarret akoma po vazhdojnë të kaplojnë pyjet e Amazonës, duke shkaktuar alarm global për situatën e krijuar në këtë masiv që konsiderohet si ‘mushkëria e botës’.

Agjencia satelitore e këtij shteti ka regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në Amazonë gjatë këtij viti, teksa më shumë se gjysma kanë nisur vetëm këtë muaj.

Ndërkohë, këto ditë janë mbledhur edhe liderët ndërkombëtarë në samitin e G7 në Francë, ku thuhet se janë shumë pranë një marrëveshjeje për të ofruar ndihmë në shuarjen e flakëve në pyjet e Amazonës.