image Leon Dajaku nesër te skuadra e re, konfirmon trajneri i skuadrës gjermane

Futboll

Leon Dajaku nesër te skuadra e re, konfirmon trajneri i skuadrës gjermane

news image

Futbollisti nga Kosova, Leon Dajaku, pritet që nesër të zyrtarizohet te Union Berlini, transmeton Sporti në Sinjali.

Kjo është konfirmuar nga trajneri i skuadrës, Oliver Ruhnert, i cili fillimisht është duke pritur që lojtari të kalojë testet mjekësore.

Nëse ai [Dajaku] kalon testet mjekësore, ai do të na bashkohet neve nesër” – ka thënë 49 vjeçari për ‘Bild’.

19 vjeçari do t’i bashkohet Union Berlinit si i huazuar nga Bayern Munichi, teksa te kampioni në fuqi gjerman do rikthehet pasi të mbyllet sezoni 2020/21.

Union Berlini bën gara në Bundesligë dhe për Leon Dajaku kjo do të jetë një mundësi e mirë që të fitojë përvojën e duhur.

/Sporti në Sinjali/.