image Leon Dajaku thotë se nuk është gati të luajë për Kosovën

Futboll

Sport/ Leon Dajaku thotë se nuk është gati të luajë për Kosovën

news image

Futbollisti i njohur shqiptar i skuadrës së Bayern Munichut, Leon Dajaku, ka thënë se ende nuk është gati të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Dajaku këtë e ka thënë së fundmi në një intervistë në televizionin publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Ende nuk jam gati për Kosovën, më shumë për Gjermaninë”, citohet të ketë deklaruar Dajaku.

Pothuajse të njëtën përgjigje e tha edhe babai i tij, Gazmend Dajaku, i cili deklaroi se janë mirënjohës Gjermanisë dhe duhet t’ia kthejnë disi.

Vlera e Leon Dajakut sipas “Transfermarkt” është 1,5 milionë euro. /Gazeta Sinjali/