image Leon Arifi shfaqet në ekranin gjigant të Times Square-it në New York

Sociale

Leon Arifi shfaqet në ekranin gjigant të Times Square-it në New York

news image

Padyshim që fëmijët më Sindromin Down, por edhe ata me autizëm janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe duhet të trajtohen si të tillë.

Ishte pikërisht fotoja e Leon Arifit, vogëlushit me Down, e cila u shfaq në ekranin gjigant të Times Square të New York-ut.

E gjitha kjo falë nismës së Fjolla Rracit e cila njëkohësisht është edhe zëri i fëmijëve të cilët janë të prekur me Sindromin Down dhe ata autik.

Fotografia e cila u shfaq në Times Square në Amerikë, ishte e Leonit së bashku me Fjollën të buzëqeshur. Ajo buzëqeshje ua ka marrë zemrat mijëra njerëzve që e kanë parë atë.

Këtë lajm e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social në Facebook, duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.

Postimi i saj i plotë:

Leon, kjo foto është bë në shkollë, aty ku çdo ditë të lume t’u të mësuar ty, unë kam mësuar prej teje!

Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jetën vite ma parë!!

Shtese: Sa herë flasim në telefon të lutna mos me më harru, sot po të lutna prapë.

Mirëpo, nuk është kjo fotografia e parë e një fëmije me Sindromin Down nga Kosova që shfaqet në njërin prej ekraneve të Times Square-it.

Vite më parë, saktësisht më 2019, ishte pikërisht foto e Ben Godenit djaloshit kosovar po ashtu me Sindromin Down, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh./GazetaSinjali/