image Lëndohet ylli i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Kosovës

Futboll

Lëndohet ylli i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Kosovës

news image

Ylli i Anglisë Jadon Sancho është larguar pas vetëm 36 minutave lojë të zhvilluar me Dortmundin në sfidën kundër Bayern Munichut.

Sancho pas këtij lëndimi pritet që t’i mungojë Anglisë në dy ndeshjet e ardhshme, ndeshje këto që i luan ndaj Malit të Zi dhe Kosovës.

Kujtojmë se Sancho pati shënuar dy gola në ndeshjen e parë që Anglia zhvilloi me Kosovën, e cila përfundoi me rezultat 5:3.

Kosova do të përballet me Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020./Gazeta Sinjali/