Një person nga Suhareka derisa ishte duke punuar në një firmë (gurthyes), ka marrë lëndime të rënda trupore pasi kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 14:00, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, teksa bëhet e ditur se në vend ngjarje kanë dalur njësitë policore dhe inspektorati i punës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/