Një qytetar është lënduar mëngjesin e djeshëm, derisa kishte qenë duke punuar në një zdrukthëtari në rrugën “Beteja e Loxhes” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në zdrukthëtarinë “Inara”.
Një sinjalizues i ka thënë Sinjalit se punëtori i lënduar fillimisht është dërguar në Spitalin e Pejës, e më pas nga aty është transferuar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Ai bëri të ditur se në këtë zdrukthëtari kanë shkuar policia dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë filluar hetimin e rastit.
Gazeta Sinjali ka provuar që të marrë një përgjigje nga kompania në fjalë, por personi që është përgjigjur në telefon ka refuzuar të japë informacione./Gazeta Sinjali/