image Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Siguri

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Prishtinë

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/