image Lëndimi i Spinazzolas ndaj Belgjikës, më i rëndë seç mendohej

Futboll

Lëndimi i Spinazzolas ndaj Belgjikës, më i rëndë seç mendohej

news image

Italia e mposhti Belgjikën në kuadër të çerekfinales së Evropianit 2-1, shkruan Sinjali Sport.

Pas ndeshjes për azzurrin erdhi një lajm jo i mirë, pasi mbrojtësi anësor Leonardo Spinazzola ka thyer tendinin e Akilit.

Sipas “Sky Sport” ai nuk do mund të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Italisë ndaj Spanjës.

Ai mund të jetë jashtë fushave të blerta për shumë muaj duke e ditur se çfarë lëndimi ka pësuar.

Spinazzola ishte një futbollistët më të mirë të këtij evropiani, duke u shpallur dy herë lojtari i ndeshjes dhe me paraqitje fantastike zgjoi interesimin e shumë klubeve evropiane. /Gazeta Sinjali Sporti/