Punëtorët në Kosovë ballafaqohen me shumë probleme, duke filluar nga mungesa e kontratave, kushtet jo të mira të punës e oraret e tej zgjatura. Shumë prej tyre lëndohen në vendin e punës, por jo gjithmonë Inspektorati gjobitë bizneset.
Një rast i lëndimit në vendin e punës është raportuar edhe dje në Policinë rajonale në Prizren. Sinjali mëson se një punëtor e ka zënë energjia elektrike derisa ka qenë duke punuar në një kompani për mobilie, në lagjen “Dardania”.
Si pasojë e kontaktit me rrymën, punëtori ka pësuar lëndime, për çka ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Ndërsa Policia dhe Inspektori kanë dalë në vendin e ngjarjes, në kompaninë ku ndodhi rasti për të bërë ekzaminimet e nevojshme.
Pas mbledhjes së informatave të para, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti dhe të hetohet në koordinim me Inspektoriatin e Punës.