Drejtori i Qendrës Emergjente në Nish Dr. Dragan Dimic ka thënë për media se Rasim Ljajiq është pranuar në Qendrën Emergjente dhe se është duke u bërë vëzhgimi i gjendjes së tij.
“Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Rasim Ljajiq ka lëndime të rënda në gjoks, por është stabil, i vetëdijshëm dhe nuk është në rrezik për jetën”, tha sot drejtori i Qendrës Klinike Universitare në Nish, Zoran Perisic.
Sipas mediumit serb, B92, ai theksoi se situata e tij është e qëndrueshme dhe thuhet që Ljajiq do të jetë mirë pas aksidentit.
“Ai nuk është në rrezik për jetën”, tha Perisic, duke shtuar se edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka telefonuar për ta pyetur se si është Ljajic dhe ka urdhëruar që të ndihmojnë të gjitha ekipet.