Është përmbyllur derbi i javës së 11-të në Bundesligë, raporton Sinjali Sport.
RB Leipzig e ka mposhtur Borussia Dortmund në këtë xhiro me rezultat 2-1.
Skuadra e Red Bullit e nisi dhe e përfundoi më mirë këtë ballafaqim, ku me Nkunku në minutën e 29-të e hapi sfidën.
Më pas mysafirët me Marco Reus në të 52-ën minutë e barazuan rezultatin.
Për golin e fitores u përkujdes Yussuf Poulsen, që shënoi në minutën e 68.
Me këtë fitore vendasit ngritën në vendin e pestë me 18 pikë, derisa mysafirët bëjnë hap prapa, duke e lejuar Bayernin që të ik në krye, pasi kanë 24 pikë në vendin e dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/