image Legalizohet aborti në këtë shtet

Botë

Shëndetësi/ Legalizohet aborti në këtë shtet

news image

Në Australi është legalizuar Aborti, pasi shteti i fundit në të cilin këtë proces e konsideronte të paligjshëm, Uellsi i Ri Jugor, ka votuar për ndryshim të ligjit .

Ky projektligj është miratuar të enjten, i cili përmbys ligjin 119 vjecar e që është kritikuar dhe është cilësuar si arkaik.

Projektligji që është miratuar ka nxitur debate të zjarrta për javë të tëra dhe ka krijuar kritika të thella në qeverinë konservatore.

Në Uellsin e Ri Jugor, abortet janë bërë vetëm nëse doktori ka vërtetuar se ekziston “rrezik serioz” për jetën e gruas, e që tani ligji lejon që deri në javën e 22-të apo edhe më vonë të veprohet me pajtim të dy doktorëve.

Kjo reformë është kundërshtuar ashpër nga disa aktivistë dhe ligjvënës që kanë refuzuar miratimin e këtij ligji për shkaqe personale, por edhe për shkak të shqetësimeve rreth aborteve në periudhë afatgjatë./Gazeta Sinjali/