image Ledri Vula sonte publikon albumin e ri “10/10”

Muzikë

Muzikë/ Ledri Vula sonte publikon albumin e ri “10/10”

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula sonte në orën 00:00 do të publikojë albumin e ri që titullohet “10/10”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ky album ka pas me dal me datën 10 prill. Kom vendos me publiku sonte. Ne kohen kur krejt jemi te obligum te qëndrojmë ne shpi, te kujdesemi për veten dhe te afërmit, albumi 10/10 , i cili ka qendru me mu shume kohe, menoj qe tash e tutje duhet te qëndroj me ju”, ka shkruar ndër të tjera Vula.

Albumi do të publikohet në platformat online “Spotify” dhe “Apple Music”.

https://www.instagram.com/p/B9pQjy9hWFk/

Ledri nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth këtij albumi dhe mbetet të shihet se cfarë ka përgatitur ai për publikun./Gazeta Sinjali/