Reperi i njohur, Ledri Vula ka fshirë të gjitha fotografitë nga profili i tij me mbi 1.4 milion ndjekës në Instagram, përveç njërës.
Nuk dihet ende arsyet që kanë bërë këngëtarin t’i fshijë fotografit nga Instagrami.
Ledri Vula është shumë aktiv dhe vazhdimisht ndan me ta fotografi të shumta të projekteve që po realizon dhe video nga jeta e tij e përditshme.
Reperi ka vendosur të mbajë vetëm një nga fotografit që ka postuar së fundi.
Kjo mund të tregojë se po fillon një periudhë e re tek Ledri, e ndoshta bëhet fjalë për ndonjë projekt që do të fillojë të paralajmërojë e që pritet të dalë së shpejti./Gazeta Sinjali/