image Ledri dhe Kida ngjallin dyshime, a po kurdisin diçka të re së bashku?

Bota e Yjeve

Ledri dhe Kida ngjallin dyshime, a po kurdisin diçka të re së bashku?

news image

Kida dhe Ledri janë dy nga artistët më të dëgjuar kohëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një bashkëpunim mes tyre do të ishte lajm i mirë për fansat dhe fotoja e fundit e publikuar nga Ledri ka ngjallur pikërisht këto dyshime.

Edhe pse duket sikur dyshja po përgatiten për festën e “Halloween”, fansat kanë menduar se pas kësaj fshehet diçka tjetër.

“Ndoshta kemi një këngë?”, kjo ishte pyetja që ndjekësit në Instagram ia drejtuan këngëtarëve.

Dyshja nuk ka reaguar akoma, por një këngë prej tyre do të ishte një hit i padiskutueshëm. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CGsfnOnh_-v/?utm_source=ig_web_copy_link