Rep-artisti shumë i dashur shqiptar Ledri Vula, e ka befasuar një vogëlushe, e cila kishte kërkuar nga babagjyshi t’ia mundësonte një takim me reperin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ledri përmes disa imazheve të publikuara në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Në këtë fotografi shihet se si vogëlushja e quajtur Nika, i kishte shkruar një letër babagjyshit për t’ia realizuar dëshirën.
“I dashur babgjysh, këtë vit jam sjellë shumë mirë. Të lutëm që këtë vit të ma sjellë një suprizë për mua. Dua ta takoj Ledri Vulan, të lutem. Me dashuri Nika dhe familja ime”, shihet e shkruar në letrën e publikuar nga Ledri.
Rep-artisti ia ka plotësuar këtë dëshirë vogëlushes, teksa ka postuar edhe një fotografi me të, duke shkruar “ Fëmijë silluni mirë. Të gjitha dëshirat do të ju plotësohen”.
Ndryshe, “M’ke harru” është projekti i fundit muzikor i Ledrit në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 7 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/