image LDK përfundon mbledhjen e Kryesisë – mbetet e paqartë nëse do të arrihet koalicioni LDK-VV

Koalicion/ LDK përfundon mbledhjen e Kryesisë – mbetet e paqartë nëse do të arrihet koalicioni LDK-VV

news image

Me pak fjalë, por me shumë përsëritje e ka përmbyllur deklarimin para mediave, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, lidhur me mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie..

Mustafa i ka konsideruar si gjithçka të rregullt negociatat mes LDK-së dhe VV-së për arritjen e koalicionit qeverisës.

Ai ka thënë se me VV-në ka për afrime dhe se do të diskutojnë deri në arritjen e marrëveshjes.

“Ne jemi unik dhe të bashkuar në qëndrimet tona, kemi përafrime substanciale me VV-në, takimet do të vazhdojnë dhe do të vazhdojnë negociatat deri në arritjen e marrëveshjes”, ka deklaruar ai.

Më tutje Mustafa ka refuzuar t’i quaj barrikadime kërkesat e LDK-së, siç i ka quajtur Albulena Haxhiu.

”Nuk kemi barrikadime dhe jemi duke negociuar për të krijuar mirëbesim dhe mirëkuptim për të arritur marrëveshje për qeverisje”, ka deklaruar Mustafa.

I pyetur nëse do të arrihet marrëveshja gjatë ditës së sotme, Mustafa ka thënë se mbetet të shihet, duke mos e pohuar e as mohuar.

“Kjo mbetet të shihet në takimet e radhës dhe vullneti i LDK-së është për një bashkëqeverisje, por do ta shohim nga negociatat”.

“Besoj që po do të takohen, por mbetet të vendosin dy liderët për takimin e radhës”, ka deklaruar Mustafa.

Më tutje Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë përplasja mes Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit, lidhur me regjistrimin e Osmanit në Kuvendin e Kosovës së bashku me Albin Kurtin./Gazeta Sinjali/