image LDK sot mbledh kryesinë, diskutohet për marrëveshjen me VV-në

Kosovë

Politikë/ LDK sot mbledh kryesinë, diskutohet për marrëveshjen me VV-në

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhjen e kryesisë së partisë.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se LDK do të mbledh kryesinë sot në orën 13:00.

Sipas të njëjti burim, në këtë mbledhje do të diskutohet rreth marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, që pritet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.

LDK e LVV pritet të takohen sot për për finalizim të marrëveshjes. Ajo që tashmë dihet është dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Seanca e Kuvendit ku pritet të vihet në votim qeveria Kurti, do të mbahet nesër në orën 11:00./Gazeta Sinjali/