image LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Kosovë

LDK mbledh Këshillin e Përgjithshëm

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë nesër Këshillin e Përgjithshëm të saj për ta zgjedhur kryesinë e re të partisë.

Përmes një njoftimi për media LDK njofton se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të diskutohen rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si dhe do të zgjidhet kryesia e re e partisë.

“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së mbahet një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, për të cilën votuan edhe deputetët e kësaj partie. /Sinjali