image Abdixhiku mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm

Politikë

Abdixhiku mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm

news image

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re dhe për të hartuar platformën mbi të cilën do të punojë Abdixhiku, si shef i partisë.

Mbledhja do të mbahet sot në orën 14:00 në një hotel në kryeqytet.

Pritet të shihet ndërkohë se kush do të jenë njerëzit që do të zgjidhen për t’i qëndruar afër Abdixhikut si nënkryetar.

LDK ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku ka mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë, me 190 vota.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës pas debaklit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit./GazetaSinjali/