LDK-ja ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.
Haziri ishte i vetmi person i propozuar nga dega e LDK-së në Gjilan.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.
“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”.
Dje ka filluar Konventa e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan që është si parapërgatitje për zgjedhjet e 17 tetorit./Gazeta Sinjali/