image LDK-ja në Velani për ditëlindjen e Rugovës, Abdixhiku: Presidenti ka vetëm ditëlindje

Sociale

LDK-ja në Velani për ditëlindjen e Rugovës, Abdixhiku: Presidenti ka vetëm ditëlindje

news image

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar themeluesin e kësaj partie, ish-presidentin Ibrahim Rugova, në përvjetorinn e ditëlindjes së tij.

“Presidenti ka vetëm ditëlindje!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai vazhdoi duke treguar një historik të tij, teksa ka ndarë foto nga vizita e sotme e anëtarëve të LDK-së në rezidencën e familjes Rugova në Velani.

“78 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi Ibrahim Rugova, ati themeltar i shtetit të Kosovës e prijësi historik i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi e demokraci. Rugova rrjedh nga një familje e përndjekur shqiptare. Shërbimet jugosllave i kishin vrarë dhe zhdukur babën dhe gjyshin e tij. Prandaj dhe ditëlindjet e tij të para ishin të vështira. Pasi kishte përfunduar shkollimin fillor në Istog, dhe atë të mesëm në Pejë, Ibrahim Rugova kishte vazhduar studimet në Prishtinë për të doktoruar aty në vitin 1984 në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”. Para doktorimit, Rugova kishte marrë titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanologjik; ndërkaq, në fund të viteve të 70-ta, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes ndoqi studimet mbi letërsinë në Paris”.

/GazetaSinjali/