Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e paraparë të mbahej nesër në orën 09:00, është shtyrë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë për Gazetën Sinjali se mbledhja do të mbahet në orën 14:30.
“Mbledhja e nesërme ka qenë e paraparë për orën 09:00. Sot e kam marrë mesazhin që ajo është shty për orën 14:30”, ka thënë Rugova.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Kryesisë së LDK-së pritet ta diskutojnë edhe njëherë mundësinë dhe formën e një marrëveshjeje me LVV-në, bashkë me zhvillimet e fundit pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Gjysmë ore pasi do të fillojë mbledhja e LDK-së, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje do të shkojë në Presidencë te Hashim Thaçi për ta marrë mandatin për formimin e qeverisë.
I pyetur se a ka gjasa që koalicioni LVV-LDK të bëhet nesër, Rugova ka thënë se “pse me ndodhë e kundërta”. /Gazeta Sinjali/