Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, do të kandidojë për kryetar të këtij subjekti politik, shkruan Gazeta Sinjali.
Kandidatura e Hazirit për të parin e partisë u zyrtarizua pas mbledhjes që mbajti LDK, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit.
“Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për kryetar të LDK-së. Kandidaturat për kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Gjilanit, si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Nga kjo parti u bë e ditur se në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.
Përveç Abdixhikut dhe Hazirit, kandidat për kryetar të LDK-së është edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni./Gazeta Sinjali/