image Mendime të ndryshme brenda LDK-së se a do të kalojë emri i Kurtit përmes zyrave të LDK-së

Kosovë

Politikë/ Mendime të ndryshme brenda LDK-së se a do të kalojë emri i Kurtit përmes zyrave të LDK-së

news image

A do të kalojë emri i Albin Kurtit për postin e kryeministrit në zyrat e LDK-së apo jo mbetet një enigmë që as vetë LDK si partner i mundshëm i koalicionit me VV-në duket se nuk ka vendosur, raporton Gazeta Sinjali.

Lutfi Haziri kishte qenë i pari që e kishte thënë një gjë të tillë duke shkaktuar polemika me VV-në që shihet si partner i mundshëm në qeverisjen e ardhshme.

Por Hazirit nga LDK, dikush i dha mbështetje e dikush tjetër i mohoi pretendimet e tij.

Është kryetari i Komunës së Pejës dhe kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri i cili është deklaruar kundër fjalëve të Lutfi Hazirit. Ai ka thënë se emri i Kurtit nuk kalon tek zyrat e LDK-së për shkak se sipas tij emri i Kurtit ka kaluar tek populli.

 “Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Por në të njëjtën kohë, kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka thënë të kundërtën e asaj që ka thënë Muhaxheri. Ajo ka mbështetur deklaratën e Hazirit.

“Nuk jam pro deklaratave që mund ta dëmtojnë frymën e mirë që është ndërtuar. Por, është gabim i madh që është krijuar përshtypje që një nënkryetar i LDK-së nuk paska të drejtë të japë një mendim personal”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/