image LDK dhe VV kanë edhe tri ditë afat për koalicion

Politikë

LDK dhe VV kanë edhe tri ditë afat për koalicion

news image

Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka caktuar afatin zgjedhor për deklarimin e koalicioneve.

KQZ vendosi që 30 gushti të jetë data e fundit për deklarim të koalicioneve.

Ndryshe në këtë mbledhje është caktuar edhe koha për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme.

Kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka ka thënë se fushata zgjedhore fillon me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor.

Ndërsa për realizimin e zgjedhjeve në këtë komision u tha se nevojiten rreth 6 milionë euro.