image Lazio fiton me ndihmën e Strakoshës, portieri shqiptar e shpëton ekipin e tij

Serie A/ Lazio fiton me ndihmën e Strakoshës, portieri shqiptar e shpëton ekipin e tij

news image

Lazio ka fituar ndaj Lecces në Olimpico me rezultatin 4-2. Thoma Strakosha ka qenë protagonist në këtë sfidë. Shqiptari priti një 11-metërsh kur rezultati ishte 2-1 duke shpëtuar ekipin e tij.

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Correa, por miqtë reaguan me anë të Lapadula në minutën e 40-të. Lazio nuk e uli ritmin dhe arriti të shënonte golin e avantazhit me Milinkovic-Savic në minutën e 62-të.

Immobile dhe Correa plotësuan pokerin, ndërsa La Mantia shënoi për Leçen golin që mbylli sfidën në 4-2, me Lazion që ngjitet në vendin e tretë tashmë.