image Lavrov: Rusia mbështet çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës

Politikë

Lavrov: Rusia mbështet çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës

news image

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi se Rusia mbështet çdo marrëveshje që delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arrijnë vullnetarisht.

“Ne, natyrisht, siç ka thënë në mënyrë të përsëritur presidenti Vladimir Putin, do të mbështesim me vendosmëri Serbinë në hapat që gjykon se është e nevojshme të ndërmerren brenda kornizës së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ne do të mbështesim të gjitha marrëveshjet e arritura vullnetarisht midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha kryediplomati rus në një konferencë shtypi, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/