image Lavrov para vizitës në Beograd: Duam të dëgjojmë nga Vuçiq planet e ardhshme për Kosovën

Botë

Lavrov para vizitës në Beograd: Duam të dëgjojmë nga Vuçiq planet e ardhshme për Kosovën

news image

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një intervistë për Radio Televizionin Republika Srpska se do të diskutojë të gjitha temat me interes për Serbinë me presidentin Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Sinjali.

Lavrov tha se Vuçiq ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin para disa ditësh për gazin dhe se kanë arritur një marrëveshje parimore, e cila duhet të hartohet në kuadër të kompanive përkatëse.

Ai përmendi se tashmë e ka thënë qëndrimin rus për Kosovën por edhe se janë të interesuar të dëgjojnë vlerësimet e Vuçiqit dhe politikanëve të tjerë serbë për situatën dhe se do të ishte shumë interesante të dëgjohej se si e vlerësojnë ndërmjetësimin e BE-së.

“Sigurisht, është shumë e rëndësishme që të kuptojmë vlerësimet e lidershipit serb dhe planet e saj për periudhën e ardhshme”, tha Lavrov.

Sa i përket qëndrimit të Rusisë ndaj negociatave në vazhdim për të ardhmen e Kosovës të cilat duhet të bazohen në Rezolutën 1244, Lavrov tha se presidenti rus ka theksuar vazhdimisht në takimin me Vuçiqin dhe në daljet e tij publike se Rusia mbështet absolutisht qëndrimin e Serbisë dhe se do të mbështesë një vendim që do të jetë i pranueshëm për popullin serb.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi dje se kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov do të vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor.

/GazetaSinjali/