image Lavrov kërkon të drejta për Nagorno-Karabakhun si në marrëveshjen Kosovë-Serbi të vitit 2013

Politikë

Lavrov kërkon të drejta për Nagorno-Karabakhun si në marrëveshjen Kosovë-Serbi të vitit 2013

news image

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka thënë në një bisedë me homologun e tij armen Ararat Mirzoyan se popullit të Nagorno-Karabakhut i duhen shumë të drejta siç parashikohen edhe nga marrëveshja që ishte nënshkruar 10 vite më parë për serbët e Kosovës.

Ai foli edhe për të drejtat e komunitetit rus në pjesën lindore të Ukrainës, duke thënë që ata duhej të kishin të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare, si dhe të ruanin lidhjet kulturore e fetare me bashkatdhetarët.

“Afërsisht të njëjtat të drejta i parasheh edhe marrëveshja e nënshkruar mes Beogradit dhe Prishtinës 10 vjet më parë, në marrëveshjen për formimin e “organeve të vetëqeverisjes lokale të serbëve të Kosovës”. Mendoj se popullit të Karabakhut i duhen të drejta të tilla,” – ka thënë Lavrov, transmeton Kosovo-Online.

Ministri rus duket se e ka fjalën konkretisht për Marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013 të arritur në Bruksel në kohën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

/GazetaSinjali/