image Latifi i reagon Bahtirit: Edhe lopët në tregun e gjave, e dinë se bashkimi i Mitrovicës nuk varet nga ti

Kosovë

Reagim/ Latifi i reagon Bahtirit: Edhe lopët në tregun e gjave, e dinë se bashkimi i Mitrovicës nuk varet nga ti

news image

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi i ka reaguar kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit që sot ka deklaruar se bashkimi i Mitrovicës do të bëhet në vitin 2020.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se “krejt bota e dinë, përfshirë edhe lopët në tregun e gjavë në Mitrovicë se bashkimi i komunës nuk varet nga Agim Bahtiri”.

“Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij. Bashkëvendasi i tij Nexh Spahiu e paska shpallë tradhtar Hashim Thaçin, se po e mbanë flamurin kuq e zi në zyrë. Një zyrtar i Nisma-s paska shtënë me automatik në mes të Gjermanisë, në minutat e parë të vitit të ri. Shenja këto që na paralajmërojnë se edhe gjatë vitit 2020, me gjasë, do të jemi të dënuar të jetojmë duke konsumuar budallaki të shumëanshme”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/