image Latifi flet për pasojat e COVID-19: Ka me bollëk vaksina, oksigjen e shtretër

Shëndetësi

Latifi flet për pasojat e COVID-19: Ka me bollëk vaksina, oksigjen e shtretër

news image

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kërkon nga qytetarët që të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Ai i tha se ekziston mundësia që edhe personat që kanë marrë tri doza të riinfektohen me COVID-19, por se virusi kalohet më lehtë.

“Nëse dikush është vaksinuar me dy doza duhet ta marrë edhe dozën përforcuese. Unë e kam marrë edhe vet, secili duhet ta marrë edhe vaksinën e tretë. Edhe ata që kanë marrë vaksinën mund të sëmuren”.

Edhe nëse vazhdon të rritet numri i rasteve, ai shprehet i bindur se institucionet shëndetësore kanë me bollëk vaksina, oksigjen e shtretër.

Kur foli për pasojat që lë virusi, Latifi tha se ndonëse nuk dihen saktë, mushkëritë janë më të atakuarat.

“Ne nuk i dimë pasojat e gjata të Omicron. Është një grup i njerëzve që mund të kenë pasoja në mushkëri”.

Sipas tij, është e rëndësishme ruajtja e shëndetit mendor të fëmijëve, duke shtuar se nëse mbyllen shkollat duhet të mbyllen të gjitha aktivitetet e tjera.

“Fokusi i ministrisë është se me të gjitha dikasteret e qeverisë edhe ministritë t’i planifikojmë dhe të marrim masat e përbashkëta. Kujdesi ndaj fëmijëve është ndër më të rëndësishmit që ne mund të bëjmë ne vendin tonë”.

“Veçmas duhet ta ruajmë aftësinë që fëmijët të shkollohen, por edhe shëndetin mendor të tyre. Secila shkollë e komunë do të bisedojnë për masat që duhet marrë. Tash për tash do ta koordinojmë me Ministrinë e Arsimit”, tha ai për EO.

“Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt të vaksinuar”, tha Latifi./GazetaSinjali/