image Latifi: Deri më tani komuna jonë ka pësuar humbje në vlerë prej 54 milionë euro

Kosovë

Latifi: Deri më tani komuna jonë ka pësuar humbje në vlerë prej 54 milionë euro

news image

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se deri më tani me fatalitet në këtë qytet kanë përfunduar 38 persona derisa ende mbeten aktive 104 raste me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rastet fatale janë si pasojë e drejtpërdrejt e infektimit me koronavirus apo edhe që kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese”, tha ai.

Latifi po ashtu u shpreh se gjendja në QKMF është stabile dhe ka furnizim të mjaftueshëm me barna dhe oksigjen.

“Pacientët me koronavirus i marrin shërbimet në objekte të veçanta”.

Kreu i Rahovecit thotë se kjo komunë ka humbje të mëdha nga efektet e pandemisë.

“Dëmet janë evidente. Nga raporti i një kompanie konsulente, deri më tani komuna jonë ka pësuar humbje në vlerë prej 54 milionë eurove. Humbjet janë te bizneset e sidomos në gastronomi”, tha ai në TV Dukagjini.

Latifi theksoi se kjo komunë i ka ndihmuar bizneset duke i liruar nga taksat si një rrethanë lehtësuese në këtë kohë pandemie.

/Gazeta Sinjali/