image Latifi: 24 persona në Rahovec kanë vdekur si pasojë e koronavirusit

Kosovë

Latifi: 24 persona në Rahovec kanë vdekur si pasojë e koronavirusit

news image

Gjatë ditës së djeshme një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka humbur jetën si shkak i infektimit me COVID-19. Vdekjen e të cilit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e quajti lajm tronditës.

Por, nga koronavirusi në këtë komunë kanë vdekur 24 persona.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka treguar se në komunën që qeveriset nga ai, janë 22 raste aktive me COVID-19, ndërsa 107 të tjerë janë shëruar.

Gjendja shëndetësore e të infektuarve me COVID-19, siç tregon Latifi, është stabile dhe se të gjitha rastet aktive janë izoluar.

Derisa ka bërë të ditur se po vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave shëndetësore dhe publike.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri total i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste. /Gazeta Sinjali/