Shefja e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Hajrije Zatriqi- Korça, ka njoftuar se është larguar nga të gjitha pozitat në QKUK, shkruan Sinjali.
Sipas saj, arsyeja e këtij largimi është mosrespektimi i pozitës nga stafi dhe sjelljet joadekuate të disa individëve.
Ajo e ka njoftuar drejtorin e ShSKUK-së dhe drejtoreshën e Nefrologjisë për largimin e saj.
Postimi i plotë:
Të nderuar kolegë dhe miq,
Me anë të këtij shkrimi dua të ju njoftojë se me datë 19.11.2021 kam ndërprerë në mënyrë të njëanshme si shenjë e pakënaqësisë marrëdhënien e punës shumëvjeqare në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK kështu duke e lajmëruar Drejtorin e SHSKUK si dhe Drejtoreshën e Nefrologjisë.
Disa nga arsyet kryesore për të cilat e kam ndërprerë marrëdhënien e punës në këtë Institucion janë mosrespektimi i pozitës sime si U.d shefe e Dializës nga stafi, dëftimeve verbale të njëpasnjëshme që nuk gëzoj pozitën e shefes së dializës pa ofruar dokumente zyrtare që të më largojnë nga kjo pozitë, sjellja joadekuate nga disa individë që është e patolerueshme dhe e pa pranueshme në Institucionet Shtetërore e aq më pak ato Shëndetësore si dhe neglizhenca e personave mbikëqyrës që të ofrojnë ndihmë apo mbështjetje në përmirësimin e situatave të tilla.
Sqarim për miq dhe dashamir