image Radojeviq: Procesi i largimit nga institucionet vazhdon, s'ka forcë që mund t'i mposht njerëzit që luftojnë për liri

Politikë

Radojeviq: Procesi i largimit nga institucionet vazhdon, s’ka forcë që mund t’i mposht njerëzit që luftojnë për liri

news image

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë sonte se lëvizjet e mëtutjeshme të serbëve do të kushtëzohen nga situata dhe lëvizjet e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Radojeviq, “nuk ka forcë që mund t’i mposht njerëzit që janë duke luftuar për lirinë e tyre”.

“Ne udhëhiqemi nga konkluzionet që janë bërë dje dhe sot janë mbajtur seanca urgjente në katër komuna në veri, ku kryetarët e komunave, kryetarët e kuvendeve komunale dhe të gjithë këshilltarët kanë dorëzuar dorëheqjen. Procesi i largimit nga institucionet vazhdon”, tha Radojeviq për Tanjug.

Tutje ai tha se presin që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe theksoi se nuk i pranojnë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës.

/GazetaSinjali/