image Lampard thyen heshtjen pas shkarkimit nga Chelsea: Jam i zhgënjyer

Futboll

Lampard thyen heshtjen pas shkarkimit nga Chelsea: Jam i zhgënjyer

news image

Frank Lampard është deklaruar pas shkarkimit nga posti i trajnerit tek klubi i Chelseat.

Lampard tha se për të ka qenë privilegj që ishte trajner i një klubi të madh siç është Chelsea, transmeton Sinjali Sport.

Ka qenë një privilegj i madh dhe një nder për të menaxhuar Chelsean, një klub që ka qenë një pjesë e madhe e jetës time për kaq kohë”.

Unë jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon për ta çuar klubin përpara dhe për ta sjellë atë në nivelin tjetër”.

Unë dua të falënderoj z. Abramovich, bordin, lojtarët, ekipin tim të trajnerëve dhe të gjithë në klub për punën e tyre të përkushtuar, veçanërisht në këto kohë të papara dhe sfiduese”, deklaroi Lampard.

Pozitën e Lampard te Chelsea pritet ta zë Thomas Tuchel.

/Sporti në Sinjali/