image Shevchenko në garë për të marrë drejtimin e Chelseat

Futboll

Shevchenko në garë për të marrë drejtimin e Chelseat

news image

Sulmuesi i mëparshëm i Chelseat, Andriy Shevchenko është favorit për të zëvendësuar Frank Lampardin si menaxher në Stamford Bridge.

Lampard pritet të shkarkohet pasi pësuan një humbje tjetër ndaj Leicester në King Power Stadium, transmeton Sinjali Sport.

Presioni po rritet mbi Lampard, i cili shpenzoi mbi 200 milionë euro për futbollistë të rinj verën e kaluar.

Shevchenko, i cili shënoi 22 gola në 77 paraqitje për Chelsean, u bë menaxher i ekipit kombëtar të Ukrainës në 2016.

/Sporti në Sinjali/