image Lama i shkruan Gërvallës: Në politikën e jashtme s’thuhen të gjitha të metat e Kosovës

Politikë

Lama i shkruan Gërvallës: Në politikën e jashtme s’thuhen të gjitha të metat e Kosovës

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama i ka thënë ministres së Jashtme, Donika Gërvalla se në politikën e jashtme nuk thuhen të metat e Kosovës pasi atë e bëjnë Serbia dhe Rusia.

Lama përmes një statusi në Facebook ka thënë se nëse Gërvalla si kryediplomate i thotë të metat e vendit atëherë ambasadorët e saj i vendos pas murit.

Në politikën e jashtme nuk thuhen të gjitha të metat për vendin tënd sepse ka kush t’i thotë; atë e bëjnë kundërshtarët e në rastin e Kosovës armiqtë shumë të ashpër e të fuqishëm si Serbia e Rusia.  Nëse i thua, ua ke mbyllur gojën të gjithë ambasadorëve të tu, i ke vënë me shpatulla pas murit përballë kundërshtarëve”, ka shkruar ajo.

Tutje, ish-deputetja, Lama ka thënë se Gërvalla duhet ta mbrojë Kosovën sa i përket Gjykatës Speciale.

“Gjykata Speciale nuk është pune e jotja. Kur shteti yt do të sulmohet për këtë, duhet ta mbrosh, duke thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për dënimin e krimeve të luftës duke e themeluar këtë Gjykatë, jo duke fajësuar ata që e miratuan. Këtu duhet të distancohesh nga qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje që mendon se themelimi i saj ishte gabim. Kosova duhet të pastrohet nga akuzat”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/