Mediat botërore raportojnë se është konfirmuar rasti i parë i ri-infeksionit me Sars-Cov-2, shkruan gazeta gjermane ‘Spiegel.de’, transmeton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për një burrë nga Hong Kongu, i cili u infektua me koronavirus për herë të dytë, pas një udhëtimi në Spanjë.
Burri 33 vjeçar, në mars të këtij viti u shtrua në një spital në Hong Kong me dhimbje të fytit, kollë, ethe dhe dhimbje koke. Gjetja ishte e qartë, rezultati i testit të tij PCR për Sars-CoV-2 ishte pozitiv. Ai u shërua shpejt, me simptoma që zgjatën vetëm rreth tri ditë.
I njëjti person fluturoi për në Spanjë për pushime këtë verë. Në mesin e gushtit ai udhëtoi përsëri në Hong Kong përmes Britanisë së Madhe dhe pas mbërritjes, 33 vjeçari u testua në aeroport.
Rreth katër muaj e gjysmë pas infeksionit të tij të parë, burri mori një tjetër rezultat pozitiv testi, kështu e përshkruajnë gjendjen shkencëtarët e Hong Kongut në një raport rasti që qarkulloi në disa media dhe u publikua pjesërisht në Twitter nga një gazetar nga “South China Morning Post”.
Shkencëtarët e Hong Kong-ut përshkruajnë në letër se 33 vjeçari specialist i IT-së, kishte simptoma kur ndodhi sëmundja e parë, por që infeksioni i tij i dytë ishte pa simptoma.
Në muajt e fundit ka pasur raste të përsëritura në të cilat pacientët të cilët ishin shëruar në të vërtetë, raportuan përsëri rezultate pozitive të testit, ndonjëherë muaj pas infektimit të tyre të parë.
Por, shkencëtarët nuk pajtohen nëse ata në të vërtetë u infektuan përsëri ose nëse infeksioni mbeti vetëm në trup për një periudhë të gjatë dhe më pas u ndez përsëri. /Gazeta Sinjali/
Artikullin e gazetës gjermane mund ta lexoni duke klikuar në këtë LINK.