image Lajmi i mirë nga Shqipëria/ Vetëm 1 rast i ri me COVID-19

Shqipëri

Lajmi i mirë nga Shqipëria/ Vetëm 1 rast i ri me COVID-19

news image

Lajme të mira vijnë në lidhje me situatën e pandemisë me COVID-19, në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në këtë shtet, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe është konfirmuar vetëm një rast i ri.

Ky rast është mostra e vetme që ka rezultuar pozitive nga 1 mijë e 960 sosh sa janë testuar gjithsej brenda këtij intervali kohor.

I infektuari është nga qyteti i Kavajës.

Megjithëse numri i infektimeve është zvogëluar dukshëm, kjo ministri u bën apel qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

Në rast se dikush nga qytetarët ka simptoma të virusit ose dyshime se është infektuar, luten që të kontaktojnë mjekun familjar ose të telefonojnë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Aktualisht në Shqipëri janë 87 pacientë të prekur me COVID-19, dy prej tyre po marrin trajtim spitalor të specializuar, njëri në terapi intensive.

Me 14 qytetarët që janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 129 mijë e 955./Gazeta Sinjali/