image Lajmi i mirë nga Italia: 21 mijë e 815 persona u shëruan sot, bie numri i vdekjeve

Botë

Botë/ Lajmi i mirë nga Italia: 21 mijë e 815 persona u shëruan sot, bie numri i vdekjeve

news image

Italia sot regjistroi numrin më të ulët të vdekjeve ditore nga koronavirusi në më shumë se javë dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv po bie për ditën e dytë me radhë.

Sot, në Itali u shënuan 525 vdekje, duke bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi të shkojë në 15 mijë e 887 sosh. Por, sipas autoriteteve italiane, shifra e vdekjeve të sotshme është numri më i vogël i tyre që nga 19 marsi, kur u regjistruan 427 viktima nga koronavirusi.

Këtë ditë, kishte 3 mijë e 977 persona në kujdesin intensiv, 17 më pak sesa të premten, kur zyrtarët raportuan rënien e parë të numrave të kujdesit intensiv që nga shpërthimi i epidemisë në veri të vendit në fund të shkurtit.

Për më tepër, numri i rasteve të reja u rrit në 128 mijë e 948 nga 124 mijë 632 e djeshme, një rritje më e ulët se një ditë më parë, duke shtuar shenja që një bllokim mbarëkombëtar që nga 9 marsi mund të fillojë të japë rezultate.

Nga personat e infektuar në mbarë vendin, 21 mijë e 815 persona janë deklaruar të shëruar sot, krahasuar me 20 mijë e 996 një ditë më parë. /Gazeta Sinjali/