Seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më datën 22 gusht në orën 10:00, raporton Gazeta Sinjali.
Vendimi për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit është marrë nga kryesia e Kuvendit para pak çastesh.
Kuvendi po shpërbëhet pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës. Pas vendimit të Haradinajt, partitë politike kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo mandatar të ri për Qeverinë.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, është ftuar në cilësinë e të dyshuarit./Sinjali/