image Lajmërohet ‘profili’ që kërcënoi djalin e Isa Mustafës, pretendon se dikush ia ka keqpërdorur Facebook-un

Kosovë

Siguri/ Lajmërohet ‘profili’ që kërcënoi djalin e Isa Mustafës, pretendon se dikush ia ka keqpërdorur Facebook-un

news image

Pas reagimeve dhe pas konfirmimit të Policisë se do ta trajtojnë kanosjen me jetë që i është bërë Besnik Mustafës, djalit të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, është lajmëruar ‘profili’ që ka dërguar mesazhin kërcënues. Ky person, pretendon se nuk fshihet prapa këtyre mesazheve, madje sipas tij ‘dikush ia ka keqpërdorur Facebook-un’.

Poashtu ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir.

Ai tutje, ka thënë se nuk e di se kush ka mundur ta bëjë këtë, derisa është shprehur i shqetësuar që edhe ai po merr kërcënime përmes këtij rrjeti social tashmë.

“Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë ai.

Nga e njëjta adresë, që nga shkurti i vitit 2019-të Gazeta Insajderi shkruan se ka pranuar mesazhe me fjalë fyese dhe kërcënime.

Në adresë të Gazetës ai ka shkruar:

E nga postimet e tij, duket se ai është militant i Lëvizjes Vetëvendosje.

Të gjitha rreth kanosjes që iu bë Besnik Mustafës mund t’i lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.

/Gazeta Sinjali/